Izraelitet ‘shkelin’ drenicaket

Volejbollistet e Skënderajt të mërkurën mbrëma, u mposhtën me rezultatin 3:0 në sete nga skuadra izraelite, Hapoel Kfar Saba. Ndeshja u luajt në Kfar Saba në palestër të mbushur me afro 1.000 shikues, shkruan sot Koha Ditore.

Skënderaj po paraqitet në raundin e dytë të Challenge Cup, nivelin e tretë të garave evropiane për klube të volejbollisteve.

Ndonëse në Izrael kishin udhëtuar me shpresë për sukses, volejbollistet e klubit kosovar ishin të pafuqishme përballë skuadrës izraelite.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 nëntor nga ora 16:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.