Ivan Balliu i infektuar me COVID-19, spanjollët thonë se e mori në Shqipëri

Ivan Balliu është infektuar me COVID-19, ky është lajmi që raportohet nga “jornadaperfecta”. Mbrojtësi nuk ishte as në stol në ndeshjen e Shqipërisë kundër Polonisë.

Hamdi Salihi para ndeshjes u shpreh në Supersport se Balliu ishte dëmtuar, por në Spanjë raportojnë për infektimin e anësorit të Rayo Vallecano.

Uživatel Ivan Balliu Campeny na Twitteru: „??⚽️ @FSHForg @NikeFrance… “

Balliu luajti disa minuta me kombëtaren tonë në duelin kundër Hungarisë dhe tani në klubin spanjoll shpresojnë të dalë negativ para ndeshjes ndaj Real Betis.

Te Shqipëria në grumbullimin e fundit rezultuan të infektuar me COVID-19 edhe Erjon Hoxhallari, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, si dhe fizioterapisti Arzen Voci.

Rrahmani: Koulibaly njeri i madh, është privilegj të luash përkrah tij

Ndryshon vlera e disa lojtarëve te Kosova, Rrahmani, Bytyqi e Paqarada në ngritje