Iu tha nga gazetari se tifozët e Arsenalit e duan në skuadër, kjo ishte përgjigja nga Lukaku (VIDEO)

Romelu Lukakut iu deshën vetëm 15 minuta që të shënonte në debutimin te Chelsea, në derbin e Londrës nga Arsenalit që u zhvillua në javën e dytë të Ligës Premier.

The Blues fituan me golat e sulmuesit belg dhe Reece James, për të marrë tre pikë të reja.

Lukaku u pyet pas ndeshjes nga gazetari i beIN Sports se a do t’i bashkohej Arsenalit, pasi ishte kërkesë e tifozëve të The Gunners.

“Jo, faleminderit. Nuk ka shanse”, ishte përgjigja e prerë e belgut për tifozët e skuadrës rivale.

Lukaku ishte tejet i emocionuar për debutimin e dytë te Chelsea, derisa shpreson që kësaj radhe ta dëshmojë vetën në Stamford Bridge.

Zyrtare: Vëllaznimi nënshkruan me trajnerin kroat

Kriza ekonomike e Barcelonës, tjetër futbollist pranon uljen e pagës