“Iu pëlqyen edhe futbollistëve të Feyenoordit”, Dragusha dhe Sermaxhaj me deklarate epike për Intelektualët

Drita ndali në barazim gjigantin holandez Feyenoord, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Conference League.

Bardhekaltërit kishin edhe ndihmën e tifo-grupit Intelektualët, të cilët dhuruan spektakël të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Duke folur rreth ndeshjes, trajneri Muhamet Dragusha deklaroi në emisionin “2me1” në RTV 21 se atmosfera iu ka pëlqyer edhe holandezëve.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe në kampionatin kosovar. Në cdo ndeshje kanë qenë afër Dritës, si brenda ashtu edhe jashtë. Në këtë ndeshje është pritur kjo shikueshmëri. Kjo atmosferë iu ka pëlqyer edhe tifozëve të Feyenoordit, ku një prej lojtarëve të tyre tha edhe pas ndeshjes se atmosfera ishte fantastike”, u shpreh Dragusha.

Ndërkohë, trajneri tjetër, Genc Sermaxhaj, ka theksuar se një përqindje të madhe të meritës për rezultatin pozitiv ndaj Feyenoordit e patën pikërisht Intelektualët, transmeton Gazeta Olle.

“Gjithmonë Intelektualët kanë qenë lojtari i 12 i Dritës. Është dëshmuar në këtë ndeshje dhe do të dëshmohet gjithmonë sa herë që Drita paraqitet si në Kosovë ashtu edhe në Evropë. Mendoj që një përqindje e madhe e meritës së këtij rezultati, iu shkon edhe këtyre tifozëve që janë për çdo lavdatë”, u shpreh Sermaxhaj.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në Roterdam. /Gazeta Olle/

Fillojnë bisedimet mes palëve, ylli tjetër i Kosovës e zëvendëson Rashicën te Werderi

Besim Hasani: Distria sakrifikoi në vitin 2016, puna e Driton Kukës përcillet në mënyrë sekrete