Iturbe huazohet në Premierligë

Sulmuesi që assesi nuk po arrin ta gjejë veten te Roma, Juan Manuel Iturbe, tashmë ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë te skuadra e Watfordit në Angli.

Kjo pasi që klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e argjentinasit për 1.5 milionë euro, ku klubi i Premierligës ka të drejtë ta blejë atë për 18 milionë euro.

Iturbe, ani pse ka kualitete dhe cilësi të mëdha, nuk arriti që të ambientohet te Roma dhe për këtë arsye trajneri Rudi Garcia venosi për largimin e tij.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme të publikuar në mediat italiane, ai tani veç ka mbërritur në Londër, ku së shpejti do të kryejë edhe testet mjekësore. /Olle

181308146-8b2a0efe-cbe9-4cf3-bd46-658754169da9