“It’s coming home” në versionin e femrave, Anglia fiton kampionatin evropian

Anglia ka fituar Euro 2022, duke mposhtur në finale Gjermaninë me rezultat 2-1.

Anglezet arritën që në tokën e tyre të fitojnë trofeun më të vlefshëm evropian për Kombëtare, duke plotësuar më në fund thënien e famshme angleze “It’s coming home”, shkruan Gazeta OLLE.

Atë që nuk arritën ta bëjnë Kombëtarja e meshkujve e bëri ajo e femrave, duke i sjellur Anglisë trofeun evropian.

Kjo finale u zhvillua në nje atmosferë fantastike, duke thyer rekord prej 87.192 tifozësh të cilët ishin prezent në Wembley.

/Gazeta OLLE/

Vazhdon organizimi te Trepça, kësaj radhe mitrovicasit mendojnë për tifozët e tyre

NBA në zi, ndërron jetë “Mbreti i Unazave”