Italia mposhtë Belgjikën dhe fiton vendin e tretë në Ligën e Kombeve

 

Italia e ka mposhtur Belgjikën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet nuk munguan për asnjërën nga skuadrat.

Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan mjaftë furishëm, duke shënuar me anë të Nicolo Barellas, në minutën e 46-të.

Italia më pas arriti edhe ta dyfishonte rezultatin, pasi Domenic Berardi (65’) arriti të realizonte nga penalltia.

Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-0, Belgjika arriti ta tunde rrjetën e Gianluigi Donnarummas për 2-1 me anë të Charles de Ketelaere në minutën e 86-të, me Kevin de Bruynen që ishte asistuesi.

Belgët tentuan deri në fund që të barazonin shifrat, mirëpo Italia u mbajt, për të fituar kështu vendin e tretë në garën e re të UEFA-s.

Kujtojmë se nga ora 20:45, do të zhvillohet finalja mes Spanjës dhe Francës, me Portugalinë që e fitoi trofeun për herë të parë para katër vitesh.

 

 

Pesë rekordet që vendosi Broja me golin e shënuar në Hungari

Dardanët u kthehen stërvitjeve, të përqendruar në duelin me Gjeorgjinë