Bashkimi “hakmerret” ndaj Istogut, dhuron spektakël në Prizren

Skuadra e Bashkimit i është hakmarrë Istogut për humbjen e shkaktuar në fillim të këtij edicioni, duke triumfuar bindshëm ndaj Istogut në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli i luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ka përfunduar me shifrat 93:53 në të mirë të ekipit vendas.

Për Bashkimin, kjo është fitorja e parë pas një serie prej pesë humbjeve rresht. Ndërkohë, Istogu regjistroi humbjen e nëntë karshi një fitoreje, të cilën e ka arritur ndaj Bashkimit në xhiron e tretë.

Bashkimi gjatë tërë ndeshjes ishte më i mirë se Istogu, i cili për asnjë moment nuk ia rrezikoi fitoren.

Pesë basketbollistë te Bashkimi e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e 9 asistime ishte më i dalluari, ndërsa në këtë triumf kontribuan edhe Isiah Umipig (17), Eduard Hazners (14) dhe Eric Copes e Samir Zekiqi me nga 12 pikë të realizuara secili.

Nga 5 më e lira në 100 euro më e shtrenjta, dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Viktoria Plzen në “Air Albania”

Loshaj shënon gol fantastik, vlerësohet ndër më të mirët në fitoren e Istanbulsporit