Italia e frikshme, mposhtë lehtësisht Zvicrën dhe kalon siguron kalimin nga Grupi A

Italia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 3-0, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.

Me këtë fitore italianët kanë gjashtë pikë dhe kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Italianët e morën në dorë ndeshjen pas minutës së dhjetë, duke radhitur rastet.

Ciro Immobile kishte rast të mirë me kokë, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Në minutën e 19-të, Italia gjeti golin, por që Giorgio Chiellini para shënimit, kishe prekur topin me dorë.

Por Italia nuk e hoqi këmbën nga gazi. Një aksion i bukur i Domenico Berardit dhe Manuel Locatellit, bëri që ky i fundit nga afër të shënojë për 1-0.

Pas golit Italia kishte dhe një rast të mirë me Leandro Spinazzolan, i cili u fut bukur në zonë, gjuajti mençur, por goditja shkoi jashtë.

Edhe me të filluar pjesa e dytë Italia nuk u ndal, duke tentuar të gjejë portën.

Menjëherë në minutën e 52-të erdhi edhe goli. Locatelli gjuajti shumë bukur me të majtën jashtë zonës për 2-0.

Pas golit Zvicra kishte rast të mirë me Steven Zuber, por Gio Donnarumma ishte në vend.

Berardi kishte rast të mirë në minutën e 65-të, ku nuk u tregua bashkëpunues, duke gjuajtur vetë, por pa sukses.

Në minutat 73’ dhe 75’, Italia kishte dy raste Ciro Immobilen, por sulmuesi nuk shënoi në të dyja rastet.

Por në minutën e 89-të, Immobile nuk dëshpëroi, ku me një goditje të fortë nga distanca shënoi për 3-0.

Deri në fund nuk kishte më raste, ku ën fund Italia fitoi ndeshjen për të kaluar në kuotën e gjashtë pikëve. Zvicra mbetet me një pikë.

Konfirmohet largimi i radhës nga Feronikeli, futbollisti ndahet me klubin pas një kohe të gjatë qëndrimi