Isufi: Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë

Kanë përfunduar tri takimet e së mërkures në kuadër të Superligës së Kosovës.

Drita dhe Ballkani kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës i cili u zhvillua në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është pajtuar me pikën e fituar në derbin kundër Dritës.

“Mendoj se dy ekipet e kishim studiuar mirë njëra tjetrën dhe për këtë arsye kishte pak raste gjatë ndeshje, Ndoshta, tifozët nuk janë të kënaqur me rezultatin, por duhet të jenë të kënaqur me lojën e treguar në fushë. Të dyja ekipet nuk donin të bënin gabime dhe ishte një lojë e kalkuluar mirë. Ndoshta, në fillim të ndeshjes ishim paksa më të mirë, por pastaj patëm vështirësi dhe Drita kishte një dominim të lehtë. Në fund, mund të them se barazimi ishte epilog real. Mos të harrojmë që Drita ka ekip jashtëzakonisht të fortë”, tha Isufi.

/Gazeta Olle/

Nuhiu: Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit

Thaqi: Kjo fitore është shumë e rëndësishme, Malisheva është shumë e fortë