Isufi pas barazimit me Gjilanin: Skuadra kundërshtare ishte në nivel të duhur dhe normalisht duhet të pranojmë këtë rezultat

Derbi i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës u zhvillua në Gjilan.

Gjilani dhe Ballkani i ndanë pikët në ndeshjen e cila u mbyll me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i suharekasve, Bekim Isufi u prononcua për media.

“Normal që kur jeni me një lojtar më shumë pritet më shumë. Të them të drejtën ishte ai episodi kur pranimi i golit, na hutoi. Faktorë të tjerë ndikuan për të rënduar situatën, sidomos fusha”.

“Skuadra kundërshtare ishte në nivel të duhur dhe normalisht duhet të pranojmë këtë rezultat. Në ishim ekip më e mirë edhe në pjesën e parë, kishim idetë e qarta. Patëm më shumë se 7-8 goditje në portë.

“Në momentin që ju realizoni gol, ju keni bërë një veprim dhe keni realizuar. Në momentin që ti godet dhe ke posedim të topi, atëherë në terësi jam i kënaqur. Kemi mundur më shumë ndaj Gjilanit, ka qenë i vështirë të lexohet dhe është bazuar më shumë në lojën individuale sesa ekipore. Pikët që lëshohen gjatë rrugës, kompensohen më pas”.

“Duhet të adaptohemi në këto kushte, përndryshe kemi ndeshjen e radhës në Dukagjin. Disa dijnë të mbajnë këtë klim me shi, por disa jo. Edhe mirëmbajtja nuk ka qenë e mirë në këtë takim, bari ka qenë i lartë as nuk është pre as asgjë, jam i kënaqur me disiplinën e lojës”, ka thënë për Art Sport trajneri Isufi.

/Gazeta Olle/

Ramadani pas humbjes nga Llapi: Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë

Llapi pas fitores së madhe në kryeqytet: E merituam më herët, megjithatë fitoren e rezervuam për minutat shtesë