Ballkani nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Dukagjini, shkruan Gazeta Olle.
Megjithatë, suharekasve i mjaftoi kjo pikë që të ngjiten në pozitën e parë në tabelë, pas humbjes së Drenicës.
Pas ndeshjes, trajneri Bekim Isufi, është prononcuar për media dhe diskutoi ndeshjen në përgjithësi.
“Kemi mundur të bëjmë më shumë. Prapë se prapë, me vetë faktin që skemi humbur jemi në rregull. Kemi lëshuar shumë pikë gjatë rrugës, është dashur të fitojmë më shumë në bazë të rrethanave të lojës”.
Jeni skuadra e vetme pa humbje, cili ëshë mendimi i juaj? “Ndoshta kampionati ka qenë i balancuar, ndoshta edhe atëherë kur në letër është pritur që të fitojnë. Kemi bërë hap fals në disa ndeshje”.
“Kemi mundur që të marrim më shumë pikë, jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe interpretimin që këta djem bëjnë. Kampionati është shumë interesant dhe i gjatë, ndoshta është dashur pak më shumë dëshirë dhe më cinik para golit për të marrë pikë të plota. Nuk kemi pësuar gol në dy ndeshe dhe jemi komod”, tha Isufi për Art Sport.
/Gazeta Olle/