Isufi ia dedikon humanistit të madh fitoren senzacionale të Ballkanit

Ballkani ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, pas rikthimit senzacional të rezultatit.

Suharekasit ishin në disavantazh prej dy golave, por kjo nuk i ndaloi të riktheheshin dhe t’i merrnin pikët e plota duke fituar 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Bekin Isufi është pronocuar për media, ku fitoren ia ka dedikuar mikut të tij Halil Kastratit.

“Besoj që jo vetëm ne por i gjithë populli i Kosovës duhet t’i urojë shërim të shpejtë njeriut human siç është Halil Kastrati”.

“Ne e pamë se skuadra ka kualitet të madh në fushë, po tregojmë se dimë të krijojmë raste dhe t’i shfrytëzojmë ato”.

“Patëm më shumë se 25 goditje në portë dhe po tregojmë se kjo ekip ka kualitet dhe cilësi të shumëfishtë”, tha trajneri për Art Sport.

Humanisti Halil Kastrati së fundmi do të kryejë një operacion të vështirë.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Parë me këto rezultate

Lushtaku: Më dhimbsen djemtë pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja