Llapi shënoi fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 4-1, duke u rikthyer nga disavantazhi, shkruan Gazeta Olle.
Llapjanët ishin në disavantazh 0-1, por e filluan goleadën nga minuta e 60-të dhe deri në fund shënuan katër herë.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi vlerëson se Llapi shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të tij.
“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona. Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.
Ballkani mbetet në vendin e tetë me 24 pikë, në pozit më lartë se Llapi që tani ka 21 sosh. /Gazeta Olle/