Istrefi: Gjendja e rëndë, Kuka e Bardhi janë ngutur

Skuadra e Ferizajt po vuan në aspektin financiar. Janë bërë dy muaj që djelmoshat e trajneri Rexhep Murseli, nuk kanë parë ‘centë me sy’.

Kapiteni Agron Istrefi e pranon gjendjen e rëndë. “Nuk është gjendja e mirë pasi që nuk kemi marrë paga në dy muajt e fundit. Kemi hyrë në muajin e tretë. Premtime për marrje pagash kemi pasur edhe më herët. Së fundmi kemi marrë premtime nga kryesia e klubit se deri më datën 7 prill do ta marrim një rrogë”, ka thënë për Gazetaoll.com, Agron Istrefi.

Ndryshe, ditë parë për gazetën tonë, futbollistët ferizajas, Enis Kuka e Behar Bardhi deklaruar se janë tradhtuar nga bashkëlojtarët dhe trajneri Rexhep Murseli, pasi që sipas tyre, më parë janë marrë vesh që mos të luajnë ndaj Feronikelit. “Kanë qenë dekorata të ngutshme. Ne vetëm kemi diskutuar të shkojmë apo të mos shkojmë, por nuk kemi marrë vendim të prerë. Duke i parë rrethanat dhe premtime, ne kemi vendosur që të shkojmë në Skenderaj për të luajtur ndaj Feronikelit”, përfundoi Agron Istrefi. Ferizaj po vuan edhe për pikë pasi ndodhet e parafundit (11) me 17 pikë.