Istogut i rikthehen dy futbollistë

Trajneri i Istogut Nazmi Rama, ka marrë lajme të mira. Ai në vazhdim të kampionatit do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve të cilët deri më tash kanë qenë të lënduar, Qëndrim Jahaj e Granit Bajra.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit nga Rrafshi i Dukagjinit.

Ndryshe, Istogu në ndeshjen e parë të pranverës pësoi humbje nga Ferizaj (2:1) kurse takimin e radhës e zhvillon në stadiumin ‘Demush Mavraj’ ndaj Drenicës.