Istogun nuk lëshon ‘pe’ për Milicajn

Sot është përfolur shumë në media dhe në Federatën e Futbollit që kinse Istogu e ka rritur çmimin e kartonit të Mark Milicaj nga 5 000 euro në 50 000 euro.

Këto janë vetëm thashetheme të shpikura nga krerët e Besës, dhe këtu s’ka asgjë të vërtetë.

Istogu që në fillim e ka vënë çmimin e kartonit të Mark Milicaj, ai klub që dëshiron ta blejë kartonin e Markut duhet të paguaj 5 000 euro dëmshpërblim.

Drejtori i klubit, Fazli Bytyçi ende qëndron pas vendimit të tij të cilin e morri qysh në fillim për rastin Milicaj, klubi që dëshiron kartonin e Markut duhet të paguaj 5 000 euro, për transferimin e Markut kanë kohë sonte deri në ora 24:00, ku edhe përfundon afati kalimtar.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar për futbollistë, andaj nëse Besa nuk paguan sot dëmshpërblimin prej 5 000 eurove, Milicaj nuk do të ketë të drejt loje në stinorin pranveror në fanellën e Besës.

Istogu i ka propozuar Besës që nëse nuk dëshirojnë ta paguajnë dëmëshpërblimin prej 5 000 eurove, atëherë Milicajn mund ta këmbejnë me sulmuesin Kastriot Rexha. Pra, Milicaj të kalon në Besë kurse në Istog të vijë sulmuesi Rexha thuhet në kfistogu.com.