Istogun e vlerëson dështim, nuk dorëzohet

Skuadra e Istogut vazhdon që të korrë fitore. Pasi që e mundi Hajvalinë në xhiron e kaluar, skuadra nga Rrafshi i Dukagjinit, arriti pikë të plota në fushën e saj edhe Trepçën ’89.

Trajneri i kësaj të fundit, Afrim Tovërlani vlerëson se skuadra e tij dështoi në këtë takim. “Ndeshjen e vlerësoi si dështim sepse krijuam 6-7 raste ideale dhe nuk e shfrytëzuam asnjë. Në anën tjetër u dënuam nja një gjysmë-rast”, ka thënë për Gazetaolle.com, Afrim Tovërlani.

‘Timonieri’ nga Prishtina komenton edhe për ‘luftën’ për titull. “Realisht është e vështirë dhe nuk varet çdo gjë nga ne. Pa demagogji, por nuk jam dorëzuar sepse secili luajmë me secilin”, përfundoi Afrim Tovërlani.

Trepça ’89 pas javës së 21-të ndodhet e gjashta me 31 pikë, dhjetë më pak se lideri Feronikeli.