Istogu ‘tutet’ nga gjyqtarët!

Istogu në xhiron e ardhshme do të përballet me Besën në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë. Në faqën e klubit thuhet se Istogu mbetet me shpresë se do të delegohen gjyqtarët adekuat në këtë ndeshje. Takimin e parë Istogu -Besa e drejtoi Hajriz Hajdari.

Reagimi i Istogut 

Istogu – Besa 1-2 , që u zhvillua në stinorin vjeshtor e fitoi Besa me ndihmën e gjyqtarit kryesor që nuk ja vlen as emrin me ja përmend. Të gjithë ata që kanë qenë prezentë në atë ndeshje e dinë që Istogu u dëmtua rëndë nga gjyqtarët.

Por …… të gjitha këto padrejtësi që i janë bërë Istogut i takojnë të kaluarës dhe shpresojmë shumë që këto dukuri negative në të ardhmen mos ti ndodhin as Istogut e as ndonjë klubi tjetër, dje u dëmtua Istogu, sot u dëmtua Hajvalia …nesër mund të dëmtohet Feronikeli, Prishtina etj etj.

Kur jemi në prag të ndeshjes Besa – Istogu, shpresoj shumë që federata jonë e dashur ti delegojë gjyqtarët adekuatë për këtë ndeshje, pasi nga ndeshjet e mëhershme ndërmjet Besës dhe Istogut gjithmonë ka pasur polemika të shumta rreth ndarjes së drejtësisë.

Këtë ndeshje duhet ta gjykojë ose Besfort Kasumi ose Kreshnik Vula, pasi aktualisht këta janë dy gjyqtarët më të mirë në Kosovë.

Gjyqtarët janë njerëz edhe ata gabojnë, është shumë normale të gabojnë, por e rëndësishme është që gabimet mos të kenë qëllime të caktuara !!

Por një gjë s’po mund ta kuptojë, pse gjithmonë është pikërisht Besa që sjell këto pakënaqësi të të gjitha klubet kosovare, pse klubet që dëmtohen janë gjithmonë skuadrat që përballen me Besën, pse Besa me doemos duhet fituar , pse Besa …!! Pse Besa ….!!