Istogu trondit Besën, edhe tre lojtarë drejt “Troftave”

Istogu nuk do të ndalet me kaq. ‘Troftat’ pasi zyrtarizuan dyshen e vëllezëve nga Peja, Dugagjin dhe Fatlum Gashi, pritet të ofrojë edhe disa futbollistë po nga Besa e Pejës.

Drejtori i Istogut, Fazli Bytyqi tha se edhe 2-3 lojtarë të Besës kanë shprehurë dëshirë t’i bashkohen Istogut. “Edhe dy tre lojtarë të Besës së Pejës kanë shprehur interesim me ardhur tek në. Jemi duke biseduar me këta lojtarë. Ndikim të madh për ardhjen e tyre po ka edhe ardhja e trajnerit Genc Hoxha. Po ashtu jemi në bisedime me dy apo tre lojtarë të Vëllaznimit”, tha Bytyqi për Gazetaolle.com.

Po ashtu Bytyqi tregoi që skuadra e tij nuk është ka arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin. “Nuk kemi arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin, pasi ka kërkuar një shumë të madhe’, përfundoi Bytyqi. (Gazetaolle)