Istogu synon t’i kthehet fitores në ndeshjen e dytë të Kupës Europiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, është mposhtur të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë në Sllovaki, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Istogu pësoi me rezultat të thellë 43:18, nga skuadra e madhe sllovake, IUEVENTA Michalovce.
IUVENTA vjet ishte në gjysmëfinale të Kupës Evropiane dhe llogaritej favorite për ndeshjen me Istogun. Cilësinë edhe e dëshmoi gjatë ndeshjes së parë.

Ndeshja e dytë është të dielën prej orës 11:30 po ashtu në Michalovce të Sllovakisë. Istogu është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj në Sllovaki pasi palestra në qytetin e Istogut është jashtë funksionit.

Dajana Milaniq ishte më e mira tek Istogu me shtatë gola nga tetë tentime. Tri gola nga nëntë tentime i kishte Natalija Milatoviq. Nga katër pritje i kishin Blerta Ahmetxhekaj e Aleksandra Bazoviq.

Istogu në rrethin e dytë e kishte eliminuar skuadrën portugeze 1MAIO.

Kurti: Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje

Ja kush janë pesë futbollistët e Shqipërisë që do të jenë për herë të dytë në Europian