Istogu sipas planit ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla

Kampioni aktual, Istogu, ka shënuar fitore të pritur ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla.

Të dielën në Banjë, në kuadër të javës së 14-të, Istogu fitoi bindshëm, 50:21.

Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e hendbollisteve.

Albina Rugova i shënoi 11 gola për Istogun. Nëntë i kishte Arlinda Dinarica e tetë Doresa Rugova.
Arjeta Imseraj i shënoi më shumë se gjysmën e golave për Jusuf Gërvallën. Ajo ndeshjen e përfundoi me 12 gola.

Istogu është i dyti me 26 pikë, dy më pak se lideri, Ferizaj.
Jusuf Gërvalla mban pozitën e tetë me pesë pikë.

Atmosferë fantastike te Gjilani, skifterët janë gati për fazën finale të kampionatit

Fitore bindëse për Besa Famgasin e Kastriotin