Istogu shënon fitore spektakolare në miqësoren e parë në Shqipëri

Skuadrat kosovare po vazhdojnë përgatitjrt para fillimit të stinorit pranveror në futbollin vendor.

FC Istogu ka shënuar fitore spektakolare në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar sot ndaj KF Rinia, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit fituan me rezultat të thellë 9-0 në miqësoren e parë gjatë përgatitjeve në Shqipëri.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 6-0, teksa istogasit ishin të pamëshirshëm edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Njoftimi i plotë nga Istogu dhe lista e golashënuesve: 

FC Istogu fiton bindshëm ndeshjen e parë miqësore në Shqipëri, mposhtë Rininë me rezultat 9:0!

Ndeshje përgaditore!

FC Istogu – KF Rinia (Dobrevë) 9:0 (6:0)
1-0 ‘5 Besmir Fetahu
2-0 ’18 Erjon Qeta
3-0 ’23 Halifa Kujabi
4-0 ’25 Jalen Miller
5-0 ’30 Besmir Fetahu
6-0 ’36 Jalen Miller
7-0 ’57 Malsor Blakaj
8-0 ’70 Malsor Blakaj
9-0 ’80 Drinor Boja

/Gazeta Olle/

 

Shqiptarët i japin energji Ingolstadit: Musliu nga minuta e parë, Sylejmani debuton me gol

Çiftet gjysmëfinaliste në Copa del Rey