Goli i vetëm është shënuar në minutën e 45-të të takimit, ku nga penalltia u tregua i saktë Rilind Namani, shkruan Gazeta Olle.
Kjo penallti ka shkaktuar nervozizëm te bardhekaltrit, të cilët me anë të një reagimi kanë akuzuar ashpër gjyqtarin kryesor Arbnor Jakupi, i cili sipas tyre ia ka falur penalltinë mitrovicasve.
Reagimi i plotë dhe video e publikuar nga Istogu:
Gjyqtari Arbnor Jakupi ‘heroi’ i mysafirëve, i’a falë një penallti Trepçës ’89 (Video)
Këto pamje nuk kanë koment!!
Shikojeni mirë e mirë në video dhe shihet qartë se nuk egziston penalltia, por në këtë rast vetëm gjyqtari ‘profesional’ Arbnor Jakupi e sheh si një të tillë.
Në këtë aksion, më herët gjyqtari kryesor Arbnor Jakupi jep kontrafaullë për skuadrën mysafire, pasi ishte faullë për vendasit kur u pengua Faton Neziri, por gjyqtari qesharak akordon faullë për mysafirët.
Gjyqtari kryesor Arbnor Jakupi i solli fitoren Trepçës ’89, akordoi penallti qesharake dhe gjatë gjithë ndeshjes anonte për skuadrën e mysafire!!
Sot në Istog u zhvllua ndeshja e javës së 5-të ndërmjet Istogut dhe Trepçës ’89, një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar fortë nga të dyja palët.
Në këtë takim ‘lojtari’ i ndeshjes padyshim që ishte gjyqtari kryesor Arbnor Jakupi nga Gjilani, i cili njëkohësisht ishte edhe ‘heroi’ i Trepçës ’89 duke i’a falur një penallti inekzistente, dhe me golin e shënuar nga ajo penallti qesharake mysafirët shënuan fitore.
Futbollistët e Istogut sot patën paraqitje mjaft të mirë, angazhimi ishte maksimal, gjathë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në fushë se kundërshtari, krijuan raste të shumta shënimi, por sot fati sportiv dhe gjyqtari kryesor ishte kundër Istogut, dhe i’a pamundësuan Istogut që të nxjerrin pikë nga kjo ndeshje.
Gjyqtari kryesor Jakupi gjatë gjithë ndeshjes bëri gabime të mëdha, gaboi në faula (kontra faulë), gaboi në rivënie anësore, gaboi në penallti etj etj, por është e çuditshme se të gjitha gabimet i bëri vetëm në dëm të Istogut!!
Nga fillimi i ndeshjes u pa që gjyqtari Arbnor Jakupi kishte ardhur extra nga Gjilani me direktiva të caktuara nga lartë.
Ne si klub jemi tepër të zhgënjyer me atë se qfarë ndodhi sot në ndeshje, ku figura kryesore u bë gjyqtari kryesor me animet e tij të vazhdueshme për skuadrën mysafire.
Mbetet të shihet se a do të marr notë kaluese ky gjyqtarë, me atë se qfarë bëri sot sigurisht që nuk e meriton notë kaluese, por ne jetojmë në Kosovë, dhe këtu gjithçka është e mundur, edhe e pamundura bëhet e mundur!!
Një penallti inekzistente e akorduar nga ky gjyqtarë amator, ndikoi direkt në rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.
Ne do të ankohemi edhe tek komisioni i gjyqtarëve dhe tek komisioni i delegimit të gjyqtarëve por….nuk e dimë se ankesa jonë do të ketë sukses!!
/Gazeta Olle/