Istogu prezanton goditjen e madhe

Istogu ka bërë njërën nga goditjet më të mëdha në Ligën e Parë.

Skuadra nga rrafshi i Dukagjinit ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin, Veton Kabashi.

Kabashi për një kohë të gjatë ka bartur fanellën e Flamurtarit ku ishte edhe kapiten i kryeqytetasve.

Ditë më parë Istogu e zyrtarizoi mbrojtësin, derisa sot ka ardhur prezantimi.

“Nga sot edhe zyrtarisht mbrojtësi VETON KABASHI i bashkohet klubit të qytetit të tij, FC Istogu. Mirë se u ktheve në shtëpi”, ka shkruar faqja e Istogut. /Gazeta Olle/

Mourinho del nga kontrolli, fyen rëndë lojtarin e tij në miqësore (VIDEO)

FSHF, kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë për rikthimin e tifozëve me kapacitet të plotë në stadiume!