Istogu pëson humbjen e dytë dhe eliminohet nga Kupa Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, është ndalur në rrethin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Istogu të dielën e kishte përballë skuadrën e madhe sllovake, IUVENTA Michalovce.

Të dy ndeshjet u zhvilluan në Michalovce, ndërsa IUVENTA kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 90:36.

Pas fitores 43:18 të shtunën, skuadra sllovake të dielën paradite fitoi me rezultat edhe më të lartë, 47:18. Sërish me e dalluara tek Istogu ishte Dajana Milaniq, që shënoi gjashtë gola nga tetë tentime. Katër gola nga gjashtë tentime i kishte Nihed Limem, ndërsa katër gola nga 11 tentime i realizoi Natalija Milatoviq.

Istogu është ekipi i vetëm kosovar i hendbollit që arriti në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave evropiane për klube të hendbollit, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.

Neshjet me IUVENTAN t’i luajë në Sllovaki, me arsyetimin që palestra në Istog është jashtë funksionit.

Franca ka shënuar fitoren më të thellë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Broja reagon për situatën me Kombëtaren dhe raportin me Sylvinhon