Istogu nisi përgatitjet

Në stadiumin e qytetit të Istogut, ‘Demush Mavraj’, skuadra e Istogut ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të Raiffeisen Superligës.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Genc Hoxha, skuadra zhvilloi një përgatitje të lehtë.

Sipas faqes zyrtare të Istogut në Facebook, Hoxha, u njoftua nga afër me futbollistët, derisa më psa shpalosi programin e fazës përgatitore, si dhe foli për synimet që i ka Istogu për edicionin 2015/2016.

“Në grumbullimin e parë ishte prezentë edhe drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi që para futbollistëve dhe stafit të klubit shpalosi synimet që i ka Istogu për stinorin e ri”, thuhet në njoftimin e Istogut.

Në stërvitje ishin prezentë edhe 5 përforcimet e reja të Istogut: Kushtrim Hoxhaj, Dugagjin Gashi, Ilir Syla, Landrit Rama dhe Drilon Nuza. (Gazeta Olle)

istogu - Copy istogu2 - Copy istogu istogu2 istogu3 istogu4 istogu5 istogu6