Istogu luan dy ndeshje të vështira të Kupës Evropiane në Sllovaki

Hendbollistet e Istogut kanë udhëtuar për në Michalovce të Sllovakisë në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane, ku luajnë me skuadrën e madhe sllovake, Iuventa Michalovce.

Iuventa vlerësohet skuadër cilësore dhe favorite e madhe. Fakti se dy ndeshjet janë në Michalovce vetëm sa favorizon skuadrën sllovake. Ky ekip, vjet arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave evropiane për klube.

Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të dielën prej orës 11:30.

KHF Istogu ka shkruar se është detyruar të luajë dy ndeshjet në Sllovaki për faktin se palestra në Istog është jofunksionale.

Istogu është skuadra e vetme kosovare që paraqitet në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa Famgas dhe Trepça te hendbollistët, si dhe Ferizaj te hendbollistet janë ndalur në raundin e dytë.

Istogu në raundin e dytë të Kupës Evropiane kishte eliminuar skuadrën portugeze 1MAIO.

Dita e ndeshjes: Kosova kërkon fitoren ndaj Zvicrës

Pavarësisht ndalimit të UEFA-s, izraelitët mbajtën një minutë heshtje për viktimat e tyre