Istogu largon përforcimet nga Kongo

Vetëm pesë javë qëndrimi ka zgjatur aventura e lojtarëve nga Kongo tek skuadra e Istogut. Klubi i “troftave”, ka larguar lojtarët me arsyetimin se nuk i përmbushën pritjet.

“Pas 5 javë qëndrimi në Istog, sot në mëngjes fubollistët afrikanë (dy) u nisën për në Kongo, në përjashtim të sulmuesit Hemedi Victor i cili do të provohet tek një skuadër tjetër kosovare”, shkruan në sajtin zyrtar të Istogut.

Sulmuesi Hemedi Victor u paraqit në të gjitha ndeshjet për Istogun, por paraqitjet e tij nuk e kënaqen as kryesinë e as trajnerin e Istogut.

Sulmuesi tjetër Jeancy u paraqit vetëm në një ndeshje, ndërsa në tri ndeshje u paraqit në ekipin e juniorëve të Istogut, por as tek juniorët nuk tregoi formë të lartë.

Ndërkaq mbrojtësi që erdhi i fundit në Istog, Jean Pierre nuk u paraqit në asnjë ndeshje për ekipin e parë, u paraqit në vetëm 4 ndeshje për juniorët e Istogut, duke treguar lojë mesatare por asesi nuk bindi që ky futbollistë mund të paraqitet me sukses në ekipin e parë.

Me këtë situatë padyshim që të zhgënjyer jemi të gjithë, por më i zhgënjyeri është menaxheri i klubit të Istogut, Faton Bytyçi, i cili i besoi së tepërmi menaxherit Luan Ahmetaj dhe në fund u zhgënyje me të.

“Menaxheri i tyre z.Luan Ahmetaj na pati premtuar se në Istog do të vijnë tre futbollistë shumë kualitativë, por pas vetëm 5 javë qëndrimi ne jemi shumë të pakënaqur me lojërat e treguara nga këta futbollistë dhe kështu që kemi vendosur që ti kthejmë në Kongo. Sjellja e menaxherit të tyre Ahmetaj është për ç’do kritikë dhe është e pakuptueshme për ne. I bëj apelë FFK dhe klubeve kosovare që të kenë kujdes me këtë menaxher pasi që sjelljet e tij nuk janë aspak profesionale dhe nuk i qëndron asnjeherë pas fjalëve të tij”, tha Bytyqi.

“Këta tre futbollistë për këto 5 javë qëndrimi në Istogu na kanë kushtuar pak si tepër, dhe normalisht me këto shpenzime kaq të mëdha , ne si klub kemi pritur shumë nga këta futbollistë, por tash në fund jemi shumë të zhgënjyer. Me këto shpenzime të mëdha për këta tre futbollistë, kemi mundur shumë lehtë që ti angazhojmë 5 futbollistë kualitativë nga Superliga e Kosovës”, shtoi ai.