Istogu ia merr Besës sulmuesin?

Mark Milicaj u bë hit një vit më parë kur kaloi me shumë zhurmë nga Istogu tek Besa e Pejës.
Mirëpo, gjithçka ka mbetur e harruar, dhe tani Milicaj mund të rikthehet sërish tek ‘Troftat’.

Lajmin e bënë të ditur për GazetaOlle.com, Fazli Bytyqi, drejtor i Istogut.

“Jemi duke biseduar me kryesinë për rikthimin e Mark Milicajnë. Ai e ka derën hapur tek ne, pavarësisht se ka shkuar si ka shkuar. Ka mbetur të bisedojë me të doktori i klubit, pasi ai ka biseduar edhe në kohën kur ishte tek ne”, deklaroi drejtori i Istogut, Fazli Bytyqi për GazetaOlle.com.