Istogu: Heroi i Dritës ishte gjyqtari Mentor Baliu

Istogu pësoi humbje nga Drita në fushën e kësaj të fundit me shifrat 2:1 në kuadër të javës së 28-të të Raiffeisen Superligës. Ky klub ka reaguar fuqishëm lidhur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor Mentor Baliu.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën origjinale të klubit istogas:

Padyshim se heroi i Dritës në ndeshjen kundër Istogut ishte gjyqtari kryesor Mentor Baliu, që sot me vendimet e tij skandaloze arriti që t’ia rikthejë rezultatin vendasve nga 0-1 në 2-1.

Rastet kur u dëmtua Istogu sot:

Minuta ’28 Arifaj e kalon poriterin Latifti dhe kur u përgadit të gjuanë në portë, portieri Latifi nga mbrapa e ndalon në mënyrë të palejuar por gjyqtari nuk akordon penallti për Istogun, ani pse u pa qartë se ishte penallti klasike për Istogun.

Minuta ’70 topi e kaloi portierin e Istogut Hajrizaj, mbrojtësi Kastrati vrapoi tek topi ku edhe e arrinë topin, por mbrapa tij u rrëzua Ramushi pa e prekur askush dhe gjyqtari kryesor Baliu del në skenë dhe akordon penallti për Dritën, edhe pse penalltia nuk ekzistoj fare. Vlen të ceket se Baliu e akordoi penalltinë me vonesë, një herë priti dhe shikoi nga anësori Bekim Rama se rastësisht a po e sinjalizon ai penalltinë, por si të sinjalizoj anësori një penallti kur penalltia nuk ekzistonte, dhe gjyqtari kryesor Baliu pasi e pa se gjyqtari anësor nuk sinjalizoi asgjë , Baliu vendos vet që të akordon penallti për Dritën.

Minuta ’82 F.Gashi godet nga rreth 18 metra, një mbrojtës i Dritës luan qartë me dorë por gjyqtari Baliu kësaj radhe mbylli sytë dhe nuk akrodon penallti për Istogun.

Minuta ’90 gjyqtari Baliu ndëshkon me karton të kuq direkt Krasniqin e Istogut, ky karton i kuq erdhi pasi gjyqtari anësor Safet Berisha i dha urdhër Baliut që ta ndëshkon me karton të kuq, me pretekstin se kinse Krasniqi e kishte ofenduar atë.

Ky është realiteti i hidhur i futbollit kosovar, shpresojmë që skena të tilla që ndodhen sot në Gjilan mos të përseritën në asnjë stadium tjetër të Kosovës.

Krejt këto skena që ndodhen sot, më sot janë harruar dhe askush nuk merret më këtë tmerr që ndodhi sot në Gjilan, pasi që sot në stadium nuk ishte kamera për ta ingjizuar këtë tmerr.

Drita përsëri doli në skenë, para dy jave e fitoi një ndeshje që ishte krejtësisht e kurdisur, që e mposhti Ferronikelin 1-0, sot Drita fitoi me dhunë, më presion, me ndihmë të gjyqtarëve, pra Drita asesi nuk po mund të shënoj një fitore normale, por i ka zgjedhur mënyrat tjera për ti fituar ndeshjet.

Por ……. i themi Dritës së ende jemi mbi juve !!