Istogu falënderon Ramën

Nazmi Rama nuk është më trajner i Istogut, pasi që kjo skuadër tashmë e ka emëruar trajner të ri Genc Hoxhën.

Por klubi istogas e ka falënderuar trajnerin Rama i cili ishte më meritori që kjo skuadër të sigurojë mbijetesën.

“Klubi futbollistik Istogu e falendëron nga zemra trajnerin Nazmi Rama për kontributin e dhënë sa ishte trajner i Istogut. Nazmi Rama në krye të Istogut korri suksese të mëdha, për herë të parë në histori të Istogut arriti që të ja siguron qëndrimin në Superligë. Puna dhe kontributi nga ana e Nazmisë për klubin tonë ishte shumë i madh, dhe klubi istogas do të jetë mirënjohës për punën e tij gjatë tërë jetës. Gjithashtu tifozës istogas Gjimmat e falendërojnë nga zemra trajnerin Nazmi Rama për punën e tij të palodhshme që bëri në klubin tonë. Tash Istogu dhe trajneri Nazmi Rama i kanë ndarë rrugët”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Rama e kishte marrë klubin pas largimit të Besim Podrimajt.