Istogu e Liria pas këtij lojtari

Mesfushori Flakron Ibërdemaj shumë shpejt pritet që të bëhet me skuadër të re.

Ish-futbollisti i Trepçës, pranon se ofertat në ‘adresë’ të tij, nuk janë duke munguar. “Janë dy klube të Superligës të cilat kanë shfaqur interesim. Shumë shpejt do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën”, ka thënë Flakron Ibërdemaj për www.sportal.al.

Ky lojtar përpos Trepçës, më parë ka luajtur për Besën, Gjilanin, dhe Istogun.

Ndryshe, mësohet se Istogu dhe Liria e Prizrenit janë duke u interesuar për shërbimet e tij, derisa Ibërdemaj as nuk e pohoi e as nuk e mohoi një gjë të tillë.

f