Istogu e fiton ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në një ambient të bukur sportiv në praninë e afro 2000 shikuesve, Istogu e mposhti Çairin e Shkupit me rezultat 34:33.

Ndeshja u luajt në palestrën e Istogut, të shtunën mbrëma.

Istogu ka qenë në epërsi thuajse gjatë tërë ndeshjes, por shkupjanet ngushtuan rezultatin në fund.

Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën nga ora 17.00, po ashtu në Istog.

Ja sa meçe synon t’i zhvillojë Tyson Fury deri në pensionimin e tij

Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian pas fitores bindëse ndaj boksieres greke