Istogu e Ferizaj në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës do t’i ketë dy skuadra në edicionin 2022/2023 të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave.

Kupa Evropiane (EHF European Cup), është niveli i tretë kontinental, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.

Në mesin e 59 skuadrave që do të garojnë në Kupën Evropiane janë edhe kampioni i Kosovës, Istogu dhe nënkampioni, Ferizaj.

Në Kupën Evropiane janë regjistruar dy skuadra më shumë se edicionin e kaluar, ka njoftuar EHF-ja. 54 prej skuadrave do të nisin në raundin e dytë, ndeshjet e të cilit zhvillohen më 8/9 dhe 15/16 tetor.

Shorti për raundin e dytë do të tërhiqet më 19 korrik. KHF Istogu është bartës në short, ndërsa Ferizaj nuk është bartës.

Florian Marku zbarkon në “Air Albania”, boksieri shqiptar ka një mesazh për fansat

I bën logon me ngjyrë të kuqe, Drita i kundërpërgjigjet Antwerpit