Ismet Munishi tregon se pse u formua Superliga evropiane

Formimi i Superligës evropiane është bërë temë në vete në gjithë globin.

Tanimë 12 skuadra kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë dhe ato janë Manchester United, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Liverpool nga Anglia.

Ndërkohë nga Italia janë Milan, Juventus dhe Inter, derisa nga Spanja, Barcelona, Real Madrid e Atletico Madrid.

Reagime të shumta ka pasur për formimin e kësaj lige në gjithë vendin, por edhe në Kosovë.

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka shkruar një status të gjatë në Facebook duke treguar arsyet se pse është formuar Superliga e Evropës.

Statusi i plotë nga Munishi pa ndërhyrje:

Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizes financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve .

Kur klubet e mëdha u perballen me krizën dhe e panë se si ndahen mjetet nga Champions League , ku dihet se nga koha e Platinisë politikat zhvillimore te Uefa ‘s kanë mbeshtet vendet e varfëra per vota ndersa diskriminimi ka ndodh me vendet e zhvilluara dhe klubet e mëdha .

Klubet e mëdha nuk e kanë pas problem sepse kanë pasur shume te hyra nga reklamat , biletat dhe shitjet e dresave dhe gjësendeve me logon e tyre.

Ne kohen e pandemisë dhe mungeses se tifozëve , klubet u perballen me kriza financiare sepse u prish zingjiri që gjeneron financa.

Disa kerkuan ndihme nga Uefa disa nga federatat përkatëse e disa edhe u shuan në disa vende sepse ndihma nuk ishte reale.

Klubet patën kohë të mendojne dhe reflektuan, klubet e mëdha para ketij vendimi eshte dashtë të konsultohen me Uefan per vendimin final, por nuk e benë nje gjë të tillë.

Nëse formohet Superliga Evropiane , Uefa pëson goditje dhe e humb fuqin e saj që e ka .
Nëse gjendet kompromisi mes Uefas dhe Klubeve të medha , ky do të jete shantazhi më i madh ne Historinë e Futbollit.

Gjithsesi futbolli do të luhet edhe te klubet e medha e te pasura edhe te klubet më te vogla e me te varfëra sepse magjia e futbollit eshte me e fortë se qdo gjë edhe me e fortë se politika e Uefas edhe më e fortë se lakmia e klubeve snobe ,, Te Medha,, .

I love futboll

/Gazeta Olle/