Ismet Munishi pritet të marrë drejtimin e klubit të madh të Vala Superligës (FOTO)

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është afër t’i rikthehet futbollit aktiv si trajner, pas dënimit 3 mujor që e mori nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sipas burimeve të IndeksOnline, Munishi është afër t’i bashkohet skuadrës të sapo inkuadruar në Superligë Vëllaznimi i Gjakovës.

Ai sot është parë në Prishtinë në një takim pune me kryesin e klubit të Vllazënimit.

42-vjeçari gjatë sezonit 2008/09 ishte futbollist i Vllazënimit.

Gjatë kohës sa luajti për ekipin kuqezi, Munishi ishte bërë ndër lojtarët e preferuar të publikut fanatik gjakovar.

Ai gjithmonë ka shprehur respekt maksimal për Vëllaznimin, duke shpresuar që një ditë të kthehet përsëri në klubin me histori 90-vjeçare.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në arritjen e marrëveshjes finale.

Vëllaznimi ka mbetur pa trajner pas largimit të Arsim Gojanit dje.

ismet munishi 18836012_1524824464236742_8317161617376395017_n