Ismet Munishi i kundërpërgjigjet me këtë këngë dhe këtë status, Afrim Tovërlanit

Feronikeli pas javës së 26-të në Superligë i prinë renditjes me 53 pikë të grumbulluara.

Në pozitën e dytë ndodhet Hajvalia me 46 sosh. Epërsia prej shtatë pikësh u krijua sot kur Feronikeli e mundi Vushtrrinë në udhëtim me shifrat 1:0 derisa Hajvalia barazoi me Prishtinën në fushën e kësaj të fundit 0:0.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka shkruar në rrjetin social ‘Fecebook’ se  gjatë ditës e ka dëgjuar këngën e Ledri Vulës ‘SRMU’: “Pe ngoj:nese ke fobi prej naltsis,mos rri me neve…….e mir koka….”, ka shkruar Tovërlani, raporton ‘Gazetaolle.com’.

 

Kundërpërgjigjet Munishi

‘Timonieri’ i Hajvalisë, Ismet Munishi i është kundërpërgjigjur Afrim Tovërlanit me një këngë të këngëtares Albërie Hadërgjonaj, ‘Nderi i Kombit’ kushtuar Ibrahim Rugovës duke shkruar edhe një status: Ti ngoje naltsin a une kangen e Babes ton jeten. Nderi kombit Ibrahim Rugova…. Runa zot prej kurves plak edhe zenginit te ri…. Thot ni fjal popullore”, ka shkruar Munishi. /Olle