Ismet Munishi i bashkohet skuadrës në stërvitje, tregon kualitetin me një super asist

Gjatë stërvitjes së djeshme të Ballkanit, në fushë me skuadrën u angazhua edhe trajneri i skuadrës, raporton Gazeta Olle.

Shefi i shtabit teknik të Ballkanit ka postuar në “historinë” e tij të Facebook, një sekuencë nga stërvitjet e ditës së djeshme.

Aty, Munishi shihet duke harkuar për sulmuesit, të cilët më pas e dërgojnë topin në rrjetë.

Pas pak, me fillim nga ora 14:00 në Suharekë luhet ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës./Gazeta Olle/