Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka komentuar formacionin e vitit në Superligë.
”Të gjithë futbollistët që janë në formacion e meritojnë të jenë aty. Ka diskutime, por mendoj që trofetë e fituar duhet të jenë përcaktues”, u shpreh Munishi, përcjellë Gazeta Olle.
”Carioca ka luajtur shumë mirë, por unë preferoj Xhevdet Shabanin i cili është lojtari më i mirë në atë pozitë që 10 vjet”.
“Besoj që lojtari i vitit do të duhej të shpallej Blendi Baftiu, i cili ka qenë më i votuari”, tha trajneri i Ballkanit.
Ndërkohë, Bylbyl Sokoli deklaroi në “Dueli Sportiv” që vendosja e Armend Thaçit në krahun e majtë e ka befasuar tejmase.
Ai u shpreh që 11-shja në përgjithësi është korrekte.
“Mendoj që formacioni është korrekt, mirëpo më befasoi vendosja e Thaçit në krahun e majtë”, deklaroi Sokoli.
“Në mesfushë ka mundur të përfshihet edhe Meriton Korenica, i cili ka bartur barrën kryesore te Prishtina”, shtoi Sokoli.
”Dy lojtarë që po ashtu mund të ishin janë edhe Ferreira apo Progni”, u shpreh ai.
Më poshtë 11-shja e vitit 2019. /Gazeta Olle/