Ismet Munishi: Djalin tim e kam bërë tifoz të kësaj skuadre të Superligës!

Ismet Munishi këmbëngulë që fëmijët tanë duhet t’i bëjmë tifozë të skuadrave lokale.

Ai ka deklaruar që fëmijët duhet të mbështesin skuadrën e qytetit e jo një klub ndërkombëtar.

“Disa shokë të djalit tim ishin bërë tifoz me Manchester Cityn dhe klube të tjera. Djali më ka pyetur se me cilin klub te bëhem tifoz. I kam thënë se t’i duhet që të jesh tifoz i Prishtinës pasi që je prishtinas”.

“Duhet që njeriu të jetë tifoz me klubin ne vendit se nga vjen. Kështu duhet të nisemi te gjithë”.

“Ai është prishtinali dhe duhet ta simpatizojë Prishtinën. Të gjithë fëmijët tanë duhet të jenë për ekipet e qytetit të tyre”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin Dueli Sportiv.