Ismajli reagon ashpër ndaj Ferizajt: U bën gati dy vite, por askush nuk merr përgjegjësi për borxhin

Thesar Ismajli është i pakënaqur me trajtimin që i ka bërë klubi futbollistik Ferizaji, shkruan Sheshi.info

Mbrojtësi ka reaguar me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ku thuhet se u bën dy vite që klubi nuk i shlyer detyrimet ndaj tij.

“Turpi nuk mund të jetë ndryshe, përveç se kështu. U bën gati 2 vite dhe asnjë përgjegjësi për borgjin e mijëra eurove ndaj meje prej klubit te Ferizaji”, tha Ismajli.

Madje, 23-vjeçari nder tjera shtoi se ka telefonuar me qindra herë për klubin për detyrimet që i ka ndaj tij, mirëpo që nuk janë shlyer ende.

“Ju kam telefonuar me qindra herë për paratë e mija dhe ka shkuar shumë herë, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që ka qenë ishte do të ju shlyhen të gjitha borgjet, pasi ka ardhur një aksionar i ri, por që kjo ende nuk ka ndryshuar asgjë”, përfundoj Ismajli.

KËTU mund ta shihni postimin e plotë te Thesar Ismajlit.

Një tjetër emër për Kosovën, FFK në bisedime me trajnerin e njohur italian

Drenica lider pas rrethit të parë – klubi e konsideron sukses të jashtëzakonshëm