Ismajli kthehet në fushë pas dëmtimit me Milanin, një nga më të mirët në duelin e mbijetesës

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, kishte dy muaj jashtë fushave të lojës, që kur u dëmtua në ditët e para të marsit në ndeshjen e Serisë A kundër Milanit.

Por ai më në fund ka lënë pas të gjithë problemet fizike dhe është kthyer përsëri të luajë titullar me Empolin, teksa është aktivizuar deri në fund të sfidës që kjo skuadër luajti kundër Frozinones, e mbyllur me shifrat 0-0.

Ismajli ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe sipas vlerësimeve statistikore të “SOFASCORE”, meritoi notën 7,3 për atë që shfaqi në fushën e lojës në një duel delikat për mbijetesën mes dy skuadrave që po përpiqen të qëndrojnë jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Xhaka i shënon gol spektakolar Frankfurtit (VIDEO)

Ramadani flet pas rikthimit në fushë: Shpresoj të festojmë mbijetesën para tifozëve tanë