Ismajli e zbulon: Dua njërën nga këto ‘top3’ liga të mëdha të luajë

Ardian Ismajli, futbollisti i dalë nga futbolli kosovar, po kalon në formë të mirë te Hajduki i Splitit.

Mbrojtësi prishtinas, për ‘Sport Ekspres’ ka thënë se ëndërron të luajë në një nga top 3 liga më të forta në Evropë, përcjellë Gazeta Olle.

“Po jam duke e menduar largimin. Por ky largim varet nga klubi i Hajdukut të Splitit. Kjo pasi pretendimet e klubit janë që këtë vit të luftojmë për titull apo së paku për vendin e dytë që të dërgon në kualifikimet e “Champions League”.

Ka shumë klube që kanë shprehur interes për mua, nga ligat e forta në Europë. Tani duhet të shohim qendrimet e Hajdukut, sepse për momentin ata nuk po mendojnë për largimin tim. Dëshira ime është që të luajë në “Premier League”, “Bundesligë” ose “Seria A”. Tashmë duhet të presim edhe për afatin e ofertave”, ka thënë Ismajli.

23 vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje për Hajdukin, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë, në kualifikimet e fundit./Gazeta Olle