Islam Rrustemi ftohet në prova nga Dinamo Zagreb

Talenti Islam Rrustemi ka marrë ftesë për prova në klubin e madh të futbollit kroat Dinamo Zagreb.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla e Futbollit “Feronikeli” duke theksuar se shpresojnë se ky lojtarë do t’i prek majat e futbollit dhe të jetë motiv shtesë që të vazhdojnë me punën profesionale në shkollën e futbollit Feronikelit 74.
Rrustemi është pjesë e shkollës së futbollit “Feronikeli” prej vitit 2019 dhe luan me ekipin kombëtar të Kosovës u15.
16-vjeçari do të vazhdojë për provat në Kroaci dhe mbetet të shihet vendimi që do të merr ky ekip për talentin kosovar shkruan Gazeta OLLE.
Postimi i plotë:

Demaj vazhdon me formën e lartë në ekip

Ballkani sot zhvillon ndeshjen me favoritin kroat, synon rezultat pozitiv