Ishujt Faroe fitojnë botërorin e hendbollit

Skuadra përfaqësuese e Ishujve Faroe e ka fituar trofeun e kampionit në Botërorin e shteteve në zhvillim për hendboll që u zhvillua në Kosovë.

Ishujt Faroe triumfuan në finale kundër Letonisë me rezultat 27:24, duke treguar lojë më cilësore.

Ndryshe, Kosova përfundoi e treta në këtë Botëror, duke e fituar medaljen e bronztë.