Ishte skemë e përgatitur, Spalleti flet për golin e Rrahmanit

Luciano Spalletti është shprehur tejet i lumtur me fitoren 2-1 të Napolit në udhëtim te Fiorentina në javën e shtatë në Serie A.

Napolitanët fillimisht ishin në disavantazh nga goli i Quarta Martinez që u shënua në minutën e 28-të.

Por, mysafirët e përmbysën epërsinë me golin e Hirving Lozanos dhe Amir Rrahmani që shënoi në fillim të pjesës së dytë me kokë për 2-1.

Për golin e reprezentuesit të Kosovës, trajneri Spalletti ka thënë se ishte në stilin e Dortmundit.

“Goli i Rrahmanit? Ishte një ndëshkim në stilin e Dortmundit”, ka thënë strategu i Napolit.

“Ishte një fitore e paska e dhimbshme, por që ia dolëm mjaftë mirë ndajë një skuadre që ka lojtarë tejet të fuqishëm dhe të talentuar”, ka shtuar më tej ai.

Napoli është aktualisht lider i Serie A me 21 pikë dhe po tregon formë tejet të lartë pas tetë xhiros.  /Gazeta Olle/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1444716048499068928?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444716048499068928%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetaolle.com%2Fcfare-goli-fantastik-amir-rrahmani-shenon-perseri-per-napolin%2F

Gol më të bukur nuk keni parë deri më tani në Serie A, Candreva vjen me një realizim FANTASTIK (Video)

Milani i pandalshëm, triumfon në udhëtim te Atalanta