Ishte për gjashtë vite pjesë e Llapit, Namani zbulon pikën më të fortë të ish-skuadrës dhe tregon nëse ka emocione të veçanta për këtë përballje

Drita ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së dytë kampionale, të cilën e zhvillon në shtëpi ndaj Llapit.

Në konferencë u paraqitën kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Hamdi Namani, shkruan Gazeta Olle.

Namani ishte pjesë e Llapit për plot gjashtë vite, ndërsa tani tregon nëse përballja ndaj ish-skuadrës së tij i sjell emocion të veçantë.

“Kam qenë për gjashtë vite pjesë e Llapit ku kam qenë edhe kapiten, por u bë viti e tretë që s’jam dhe nuk është ndjenjë e veçantë”, tha fillimisht Namani.

Mesfushori i gjilanasve gjithashtu zbuloi se cila është pika më e fortë e Llapit sipas tij.

“Prej se kam qenë unë pjesë e skuadrës, Llapi ka bërë shumë ndryshime, por për momentin sulmi është pika më e fortë e tyre, kanë sulmin shumë të shpejtë”, përfundoi ai.

/Gazeta Olle/ 

 

Nuhiu: Ndaj Llapit përballje shumë e vështirë, kemi analizuar kundërshtarin në detajet më të vogla

Cana nderon Shqipërinë si ambasador i UEFA-s: Arena Kombëtare është imazh krenarie për gjithë Ballkanin, do të jemi pritës të shkëlqyeshëm të finales së madhe