Ishte në bisedime me Gjilanin, Edon Hasani befason me skuadrën e re

Edon Hasani gjen menjëherë skuadër dhe madje jashtë Shqipërisë.

“Panorama Sport” zbulon se ish-mesfushori që u largua nga Tirana si kampion pas përfundimit të kontratës, ka firmosur pak minuta më parë për klubin turk të Ligës ës Parë, Ankara Keçiorenguçu, që mbylli kampionatin e fundit në vendin e tetë.

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon.

Skuadra me bazë në kryeqytetin turk synon ngjitjen në Superligë në kampionatin e ri dhe ky transferim i Hasanit vjen në momentin më kulminant të karrierës.

28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme.

Kujtojmë që futbollisti kishte konfirmuar për Gazetën Olle negociatat me Gjilanin, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.