Ishte më i miri vitin e kaluar te Ulpiana, Kastriot Rapuca nënshkruan me Malishevën

Malisheva ka bërë prezantimin e Kastriot Rapucës.

Klubi malishevas e ka kompletuar transferimin e lojtarit nga Ulpiana.

Rapuca që luan në dy krahët e mbrojtjes transferohet te Malisheva pas një edicioni fantastik në aspektin personal që pati me Ulpianën.

21-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në klubin lipjanas dhe kishte disa oferta nga klubet e Superligës, por në fund vendosi për Malishevën.

Malisheva ia doli të qëndronte në BKT Superligë, pro vetëm pas barazhit, ndërsa në edicionin e ri synojnë që t’i largohen më shumë asaj situate.

Më poshtë keni postimin e plotë (pa ndërhyrje) nga klubi:

Transfer i ri…

Konfirmojmë arritjen e marrëveshjes për transferimin e Kastriot Rapucës nga KF Ulpiana.

Mirë se vjen Kastriot. /Gazeta Olle/

 

Dalin në shitje biletat për përballjen e Kosovës me Irlandën e Veriut në Belfast

Presidenti Ademi priti drejtuesin e Illyrian FC nga Londra